Sulm kundër policisë në Detroit
Katër oficerë policie janë plagosur me armë zjarri ndërsa një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një stacioni policor në Detorit të SHBA-ve.
Policia është kundërpërgjigjur duke e vrarë sulmuesin, motivet e të cilit ende nuk dihen.
Burimet zyrtare pohojnë se asnjë nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.