E Shtunë, 31 Tetor 2026

Defektet e formulesse dy Gjermanive

Diplomacia gjermane ka rimarre nje hov te ri interesimi ne ceshtjet e Ballkanit gje e cila padyshim paraqet nje skenar me interesant zhvillimesh te pritshme ne rajonin tone. Pas suksesit te arritur nga diplomacia gjermane bashke me ate angleze per ta detyruar Serbine te heqe dore nga rezoluta obstruksioniste serbe ne OKB kunder vendimit te GJND ne favor te pavaresise se Kosoves dhe pranimit nga Beogradi te rezolutes se hartuar nga Gjermania dhe Britania e Madhe ne emer te BE-se shenjat jane se Berlini pritet te ndermarre hapa te reja ne Ballkan. Dhe duke qene se suksesi i diplomacise gjermane ne ceshtjen e konfliktit Serbi-Kosove e ka inkurajuar me shume Gjermanine qe te shkallezoje veprimtarine e saj ne Europen Juglindore duket se ajo do te ofroje nisma dhe propozime te reja ne ceshtjen me te cilen e filloi ofensiven e saj ballkanike ne cbllokimin e marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise. Pesha jashtezakonisht e madhe politike dhe ekonomike e Gjermanise ne Bashkimin Europian perben nje faktor teper ndikues si ne Serbi ashtu dhe ne Kosove te cilat jane dy shtete qe kane kerkuar zyrtarisht te behen anetare te BE-se. Nje faktor qe me sa duket nuk po lihet jashte vemendjes se diplomacise gjermane eshte edhe pervoja historike qe Gjermania ka ne historine e shtetit dhe te kombit gjerman si ne marredheniet e veshtira mes Gjermanise Perendimore dhe Gjermanise Lindore ashtu dhe ne marredheniet akoma me te veshtira mes Gjermanise Perendimore me ish-Bashkimin Sovjetik.
Ne menyre te vecante pervoja e marredhenieve mes dy shteteve gjermane ne vitet 70 po vecohet ne qarqet e diplomacise gjermane si nje manual i mundshem i cili mund te sherbeje per te cliruar bllokimin e marredhenieve mes Kosoves dhe Serbise dhe per ti hapur rrugen nje bashkepunimi konkret dhe nje njohjeje shteterore reciproke. Ne kete klime te aktivizimit ballkanik te diplomacise gjermane po qarkullon ne qarqet europiane te interesuara per rajonin dhe sidomos te interesuara per ceshtjen e konfliktit Serbi-Kosove edhe idea e formules s dy Gjermanive pra aplikimi i metodes se ndjekur per rregullimin e marredhenieve dhe arritjen e nje marreveshjeje ne vitin 1972 mes shtetit te Gjermanise Perendimore anetare e kampit atllantik dhe shtetit te Gjermanise Lindore anetare e kampit komunist sovjetik. Nje ballone prove leshoi ne publik lidhur me kete formule ish-ambasadori gjerman Volfgang Ishinger i cili ka qene dhe perfaqesues i Bashkimit Europian ne negociatat e trojkes BE-SHBA-Rusi me Kosoven dhe Serbine ne vitin 2007 per ceshtjen e statusit. Idete dhe propozimet e aplikimit te formules se dy Gjermanive ambasadori gjerman i parashtroi ne gazeten The German times ku ben thirrje qe jo vetem te perdoret kjo formule gjermane por edhe qe Gjermania duhet te siguroje qe BE te mbaje pergjegjesine e saj per paqen dhe stabilitetin ne rajonin e Ballkanit dhe ti inkurajoje Serbine dhe Kosoven qe te shkojne perpara sebashku. Sigurisht aktivizimi i diplomacise gjermane i nje shteti te fuqishem europian qe e ka njohur Kosoven dhe qe ndikoi shume qe Serbia te pranonte ne nje forme apo tjeter vendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven me rezoluten e re te miratuar nga OKB me 9 shtator paraqet nje element dhe faktor pozitiv per hapjen e rruges se marredhenieve te reja mes Serbise dhe Kosoves dhe per stabilizimin e rajonit. Por persa i perket idese dhe formules se dy Gjermanive eshte me vend te behet nje ballafaqim se sa perqaset ajo me kohen terrenin dhe situatat konkrete te marredhenieve mes Serbise dhe Kosoves. Marredheniet dhe marreveshja e vitit 1972 mes dy Gjermanive kishte te bente me marredheniet mes dy pjeseve te te njejtit shtet i ndare padrejtesisht nga historia dhe nga faktoret nderkombetare. Ishin marredhenies mes dy pjeseve te te njejtit popull i cili kishte te njejen gjuhe te njejten race dhe te njejten histori dhe menyre jetese por qe pushtimi sovjetik e kishte shkeputur nje pjese dhe kishte krijuar realitetin e dy entiteteve shteterore. Dallimet dhe mosmarreveshjet mes dy Gjermanive ishin te karakterit ideologjik ku Gjermania Perendimore i perkiste botes se lire demokratike te kampit perendimor ndersa Gjermania Lindore botes se mbyllur te perdes se hekurt te kampit komunist. Thelbi dhe objektivi i marreveshjes ndergjermane ishte qe te kaperxeheshin mosmarreveshjet ideologjike dhe te vendoseshin marredhenie mes dy shteteve. Gjermania Perendimore dhe Gjermania Lindore nuk kishin dhe nuk mund te kishin mosmarreveshje territoresh dhe etnike me njera tjetren. Nuk mund te gjesh dot asnje pike per te krijuar qofte edhe me zor paralele me situatat serbo-shqiptare. Serbia dhe Kosova paraqesin dy popuj krejt te ndryshem me njeri-tjetrin me gjuhe race dhe histori krejt te ndryshme. E perbashket eshte faktori i huaj pushtues qe Gjermanine e ndau me dysh ndersa ne rastin e Kosoves faktori i huaj pushtues Serbia e aneksoi me dhune dhe terror ne vitin 1912. Nga ana tjeter ne rastin e dy Gjermanive kemi nje shtet dhe nje popull qe u nda ne dy shtete dhe ne dy popuj kurse ne rastin e Kosoves dhe te Serbise kemi nje federate artificiale shumekombeshe jugosllave e cila u shperbe dhe u nda ne shtate shtete te pavarur dhe ne shtate popuj te lire.
Sugjerimi per aplikimin e formules se dy Gjermanive permban gjthashtu nje ndryshim thelbesor me situaten mes Serbise dhe Kosoves ndryshim i cili mund te permbaje brenda faren e nje rreziku shume te madh ne te ardhmen. Diplomatet dhe arkitektet e strategjise se afrimit dhe te marreveshjes mes Gjermanise Perendimore dhe Gjermanise Lindore e kishin te qarte perpsektiven historike te se ardhmes se bashkimit te te dy shteteve gjermane ne nje shtet te vetem sic ndodhi 18 vjet me vone. Distensioni mes kampit atllantik me ne krye SHBA dhe kampit komunist me ne krye Bashkimin Sovjetik kishte filluar dhe ata qe njihnin dhe drejtonin punet boterore ishin te ndergjegjshem se strategjia e uljes se tensionit do te conte ne humbjen e betejes epokale nga kampi komunist. Kushtetuta e pare e Republikes Federale te Gjermanise pas Luftes se Dyte Boterore e kishte te sanksionuar perspektiven e bashkimit te shtetit unik gjerman. Kjo ishte e drejte dhe kete e provoi historia.
Mirpo ne rastin e Serbise dhe Kosoves cdo lloj analogjie sado anesore apo cdo lloj pike referimi per formulen e dy Gjermanive do te mbante gjalle dhe do te inkurajonte tek Serbia endrren e nje bashkimi te ardhshem me Kosoven. Kjo enderr dhe nje program shteteror ne baze te asaj endrre ekspansioniste eshte e forte ne klasen drejtuese ne Beograd dhe kushtetuta e Serbise ne fuqi e formulon Kosoven si pjese te saj.
Edhe koha e zgjedhur per te ofruar ide dhe nisma mbi bazen e formules se dy Gjermanive nuk duket shume e qelluar. Vete ambasadori gjerman Ishinger pohon se nje draft i nje marreveshjeje mbi linjat e formules se dy Gjermanive i eshte dhene Serbise dhe Kosoves ne vitin 2007 gjate negociatave nderkombetare te trojkes per statusin e Kosoves. Ajo nuk pat sukses atehere. Nje formule e ofruar pa sukses ne kohen e para statusit nuk te bind se mund te jete e vlefshme per kohen e tanishme kur Kosova eshte shpallur shtet i pavarur nga institucionet e saj te zgjedhura demokratike kur Kosoven e kane njohur 70 shtete te botes nga te cilat 22 shtete te Bashkimit Europian dhe shtate shtetet me te zhvilluara te botes te grupit G-7. Edhe argumenti parimor qe jepet se cdo ide dhe propozim qe mund te afroje qendrimet e Serbise dhe te Kosoves eshte i mirepritur nuk e forcon poziten e formules se dy Gjermanive. Sepse nese formula e dy Gjermanive kishte brenda saj strategjine dhe ligjeshmerine e historike te bashkimit ne nje shtet te vetem gjerman ajo mund te prodhoje efekte te kunderta ne perpjekjet diplomatike per te bindur Serbine dhe Kosoven te imitojne dy Gjermanite.
marre nga Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›