Krasniqi nënshkruan me Shkumbinin

Futbollisti nga Kosova, Driton Krasniqi tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës së Shkumbinit të Peqinit, e cila garon në elitën e futbollit shqiptar.
Krasniqi një kohë luajti me sukses në skuadrën e Besës së Kavajës, por kushtet më të mira nga klubi peqinas shtynë që ai ta firmosë kontratën, që me gjasë do të jetë e vlefshme deri në fund të kampionatit.
Skuadra e Shkumbinit aktualisht renditet në mesin e tabelës me 21 pikë dhe me gjasa të mëdha të ngjitet më lart në tabelë. Muajin e kaluar spekulohej se Krasniqi do të mund t’i bashkohej Vëllaznimit të Gjakovës.