E Diel, 1 Nëntor 2026

Kimi përgatitet për Rally

Kimi Raikkonen mezi pret ta fillojë botërorin në botën e automobilizmit, Rally, ku do të marrë pjesë me ekipin Citroen. Ish anëtari i Ferrarit në Formula 1 ndihet mjaft i emocionuar dhe thotë se titulli eventual në Rally do të thoshte shumë për të.

“Të fitoj këtu do të thoshte më shumë sesa titulli i fituar i botës në Formula 1”, ka thënë piloti finlandez për magazinën “Red Bulletin”. Mirëpo, ai e pranon se i nevojitet punë e madhe për ta arritur objektivin e tij.

“Këtu jam në fillim, duhet t’i mësoj të gjitha nga zeroja. Duhet të filloj ta njoh automobilin, garat, duhet ta kuptoj se si të punoj me kolegun tim të automobilit. Ta fitoj botërorin do të thoshte fundi i një rruge të gjatë, por do të jetë e vështirë t’ua rrëmbej primatin pilotëve me përvojë”, theksoi piloti finlandez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›