E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schumacher shok, por edhe rival

Nico Rosberg, shok i skuadrës në skuterinë e re Mercedes Gp me Michael Schumacher, është i lumtur me rikthimin e 7 herë kampionit të botës në garat e Formula 1.

“Është një lajm i madh për sportin tonë”, ka thënë 24 vjeçari në një intervistë dhënë të përditshmes “Stuttgarter Zeitung”. Piloti gjerman, babai i tij finlandez, po ashtu ka paralajmëruar një rivalitet të brendshëm me ish kampionin botëror të Ferrarit, 40 vjeçarin Schumacher.

“Më duket e natyrshme që kam dëshirë ta mposht kolegun tim të skuadrës. Çdo herë që garojmë, mundohem ta mposhti siç është më së miri. Kjo është një sfidë më e ekuilibruar, ka një konfrontim direkt, piloti tjetër i skuadrës ka një material të njëjtë siç kam unë. Është e qartë se në këtë rast shfaqet një lloj egoizmi”, u shpreh Rosberg për të përditshmen nga Stuttgart.

Pasi i ka shkëputur marrëdhëniet me Brawn Gp, Mercedes sezonin e ardhshëm do të prezantohet me makina dhe pilotë gjermanë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›