E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen nga detyra 29 komando të FA

29 nenoficeret e regjimentit komando, qe kane sherbyer me mision paqeruajtes n Afganistan, jane liruar nga ushtria me motivacionin “Ulje te dinjitetit ushtarak ne misione jashte atdheut dhe rebelim kunder institucionit” dhe nuk mund te kthehen me ne detyre pervec se me vendim gjykate. Komandanti i Forces Tokesore, Gjeneral Viktor Berdo, thote se komandot mund t’i drejtohen gjykates, per te kundershtuar vendimin.

“Ne kemi vepruar në bazë të shkallës së fajit dhe kompetencave që më jep ligji. Komando kanë shkelur statusin e ushtarakut te republikës së Shqipërisë në atë që kanë nënshkruar një kontratë kolektive ultimative, veprim që nuk duhet ta bëjnë se kanë kufizime ligjore. Nëse ata ankohen është e drejtë e gjykatës. Unë kam zbatuar vetëm ligjin, kompetencat që më jep ligji në raport me shkallën e fajita dhe të përgjegjësisë që ata kanë. Ata nuk shërbejnë më në Forcat e Armatosura për sa kohë janë janë ndëshkuar në bazë të ligjit” tha Berdo.

Gjeneral Berdo, sqaron se komandot kishin nenshkruar nje kontrate kolektive perpara nisjes me mision ne Afganistan. Ata kane thyer rregullat e ushtrise, pasi jane rebeluar per shkak te takses 10% mbi te ardhur qe aplikohet ne vend.

Ne kontratat e firmosura me Ministrin e Mbrojtjes, komandot do te paguheshin 60 dollar ne dite. Pas kesaj ngjarjeje qeveria vendosi te rrise ne 85 euro ne dite shperblimin per komandot shqiptare qe do te jene pjese e misioneve te paqes.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›