PPE: PS të ndalë bojkotin. Dëmton imazhin e Shqipërisë në BE
Vendimi i PS për të bojkotuar komisionin hetimor për zgjedhjet parlamentare të 2008 ka ngjallur reagimin e Partisë Popullore parlamentare në Parlamentin Europian. Kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Joseph Daul i bën thirrje socialistëve të kthehen në Kuvend dhe për ankesat në lidhje me procesin zgjedhor t’I drejtohen gjykatës.
“Bojkoti parlamentar dhe akuzat e vazhdueshme po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë në BE, në mënyrë të vecantë në një kohë kur cështje të rëndësishme po diskutohen, si ajo e liberalizimit të vizave. Parlamenti është vendi për të bërë dialog dhe për të zgjidhur divergjencat. PS mund të apelojë në gjykatë për të gjitha ankesat. Praktika e bllokimit, protestat dhe kërcënimi me bojkot dëmton procesin dhe imazhin e Shqipërisë” tha Daul.
Ndërkaq sot në Bruksel për të marrë pjesë në në Samitin e Partive Popullore Evropiane ndodhet edhe kryeministri Sali Berisha. Partitë Popullore Evropiane është grupi më i gjerë dhe më influent politik i së djathtës në Europë, në përbërje të të cilit janë të përfshira 72 parti anëtare nga 39 vende të Evropës dhe përfaqësohet nga grupimi më i gjerë politik në Parlamentin Evropian. Azhornuar së fundi ( e enjte , 25 mars 2010 ) < I mëparshmi