E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, Milani humb një tjetër shans. Juventus rigjen fitoren

Milani ka humbur nje tjeter mundesi per te ngushtuar me nje pike diferencen me Interin ne krye te renditjes, pasi nuk ka shkuar me shume se barazimi 1-1 kunder Lacios. Me nje skuader emergjente, per shkak te demtimeve dhe pezullimit te Ronaldinjos e Pirlos, kuqezinjte nuk kane mundur te dalin me tri pike nga San Siro, megjithese kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 18-te.

Flamini do te fitonte nje 11-metersh pas pengimit brenda zones nga mbrojtesi i Lacios Kolarov. Nga pika e penalltise Borrielo do te gjuante sakte duke kaluar skuadren e Leonardos ne epersi. Gjithsesi, Milani nuk do te arrinte te ruante avantazhin, pasi ne minuten e 32-te Lacio do te shenonte golin e barazimit me Lishtajner.

Megjithe perpjekjet ne minutat e mbetura rezultati do te mbetej i pandryshuar, duke bere qe Milani te sfumoje nje tjeter rast per te barazuar me pike Romen dhe per t’iu afruar Interit ne garen per titullin kampion.

Nje fitore te rendesishme ka marre Juventus, qe ka mundur me veshtiresi 2-1 Atalanten. Alesandro Del Piero do te kalonte bardhezinjte ne avantazh ne minuten e 30-te, fale nje goditje denimi te ekzekutuar ne menyre te shkelqyer. Atalanta do te reagonte fuqishem dhe ne limitet e pjeses se pare do te barazonte shifrat me Amoruson.

Rezultati do te mbetej i pandryshuar deri ne minuten e 82-te, kur Felipe Melo do te shenonte golin e fitores per Juventusin, i cili ka marre tri pike shume te rendesishme ne objektivin per te siguruar nje vend ne Ligen e kampioneve.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›