Lufta kundër korrupsionit, KLSH: Pengesë sistemi drejtësisë

Sistemi i drejtësisë është pengesa kryesore në luftën kundër korrupsionit. Kryetari i kontrollit të Lartë të Shtetit Robert Ceku tha gjatë raportimit vjetor në komisionin parlamentar të ekonomisë se cështjet e dërguara në prokurori ose shtyhen pafundësisht ose nuk marrin fare përgjigje.
“Prokurorë të rretheve i kanë pushuar çështje të ngritura nga ana jonë dhe argumentimet kanë qenë të dobta në nivelin profesional. Për këtë arsye kemi qenë të detyruar që të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë. Janë një numër i madh çështjes të depozituara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Gjykatën e Lartë. Për fat të keq nuk kemi të paktën një përgjigje nga kjo gjykatë” tha çeku.
Duke raportuar për punën vjetore zoti Ceku tha se institucioni i tij ka zbuluar për një vit 7.3 miliard lekë dëme të shkaktuara nga administrata. Sipas tij dëmet më të mëdha janë shkaktuar nga privatizimet dhe dhëniet me qera të pronave publike.
“Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore në vlerë të përgjithshme 3.1 miliardë lekë, në sektorin e tatim- taksave rreth 2.5 miliardë lekë, në fushën e prokurimeve publike 430 milionë lekë, në sektorin doganor 302 milionë lekë, në fushën e shpërblimeve 234 milionë lekë, në fushën e shpenzimeve operative 26 milionë lekë, në fushën e sistemit të pagave 22 milionë lekë dhe në sektorë të tjerë 566 milionë lekë ” tha çeku.
KLSH ka propozuar disa ndryshime ligjore për të përmirësuar punën e administratës. Ndër to ështëedhe krijimi i një strukture për të kontrolluar institucionet e pavarura.
Adi Darsi