Seria A, Palermo "aromë" Championsi, "rrëshqet" Napoli
Palermo mundi minimalisht 1-0 Livornon, me golin-tripikësh të shënuar nga i përhershmi Fabricio Mikoli në minutën e 36-të. Kjo fitore e bën më të besueshme ëndrrën e skuadrës së Delio Rosit për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 46 pikët e grumbulluara deri tani (2 më shumë se Juventusi) e rendisin Palermon në vendin e katërt.
Napoli vazhdon të lëshojë terren në luftën për një vend në zonën europiane, pasi sot u mund 2-1 nga Bolonja në “Dall’ara”. Nga ana tjetër kuqeblutë vazhdojnë ngjitjen, duke iu larguar zonës së ftohtë. Fiton edhe Sampdoria, 2-1 në shtëpi me Lacion.
Edhe Bari rikthehet te tri pikët, pasi mposhti 1-0 Kievon me gol të Kastijos në minutën e 20-të të pjesës së parë. Në ndeshjet e tjera, Kaljari barazoi 2-2 në shtëpi me Katanian, kurse Siena nuk shkoi më tepër se një barazim 1-1 në fushën e vet me Parmën. Takimi i vetëm pa gola i ditës së sotme ishte ai midis Atalantës dhe Udinezes.
Seria A, java e 27-të:
Dje
Fiorentina 1 - 2 Juventus
Roma 0 – 0 Milan
Sot
Atalanta 0 - 0 Udinese
Bari 1 - 0 Chievo
Bologna 2 - 1Napoli
Cagliari 2 - 2 Catania
Palermo 1 - 0 Livorno
Sampdoria 2 - 1 Lazio
Siena 1 - 1 Parma
Inter – Genoa (ora 20:45)