E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Ina Rama është ndeshur me presione

Deklaratat e Withers u bënë gjatë një takimi në Prokurorinë e Tiranës, ku ishte e pranishme edhe kryeprokurorja Ina Rama.

“Kryeprokurorja ka bërë punë me përkushtim. Por duhet ta themi se ajo është ndeshur me presione të ndryshme si dhe nga dy krahët e politikës”, tha Withers, duke shtuar se “puna e prokurores nuk është e lehtë në asnjë vend”.

“Lufta ndaj korrupsionit është e vështirë. Pas korrupsionit qëndrojnë paratë dhe kriminelët”, tha më tej ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›