Sulmuesi shqiptar Bekim Balaj shkelqen ne Poloni
Tre gola në katër ndeshje.
Ky është bilanci i Bekim Balajt në kampionatin polak deri tani, me skuadrën e tij, Jagielonia të Bjalistokut.
Shkodrani ka realizuar më shumë se gjysmën e rrjetave të ekipit të tij, ka qenë vendimtar në të dyja fitoret dhe ka siguruar barazimin në fushën e Vislës, pikërisht me këtë gol, në sekondat e fundit të ndeshje.
Lumturia e trajnerit të tij, Stokoviec, është e dukshme.
Ai dhe Jagielonia janë pretendentë për titullin kampion.
Jo pak në një kampionat të fortë, ku nuk mungojnë niveli dhe tifozët.
Janë luajtur vetëm 4 ndeshje dhe ndoshta është herët për festë, por tek Jagiellonia janë me moral të lartë.
Balaj, i huazuar nga Sparta e Pragës, mund të fitojë kontratë përfundimtare dhe mund të sigurojë një vend të rëndësishëm në kombëtaren shqiptare.