Mou mund të shkojë te Liverpuli nëse ikin pronarët amerikanë
Trajneri i Interit
Sipas ESPN, trajneri i Interit, Zhoze Murinjo, do të dëshironte të zëvendësonte Rafael Benitezin, por vetëm nëse pronarët aktualë Tom Hiks dhe Xhorxh Gilet largohen. Burime të besueshme pranë trajnerit portugez në Angli, pohojnë se pozita e Benitezit nuk do të vihet në dyshim deri verën e ardhshme. Një burim anonim brenda Liverpulit tha: “Siç e di nga njerëzit e afërt me Murinjon, ai nuk do t’i bashkohej një klubi financiarisht jostabël. Nëse Liverpuli arrin të krijojë stabilitet financiar dhe të ketë para për të sjellë lojtarë të rinj, atëherë Murinjo nuk do të mendonte dy herë, por nën këto kushte, ‘Jo’. Pronarët e Liverpulit janë në kërkim të blerësit, që prej dy vitesh. Por ata kanë borxhe mbi 100 milionë paund. Ata do të ishin me fat. Kush do të blinte një ekip të tillë, pa kurrfarë stabiliteti? Asnjë njeri nuk dëshiron të ketë punë me Tom Hiks dhe Xhorxh Gilet. Askush nuk do të vijë nëse nuk i garantohen aksionet mbi 51 për qind për marrjen e klubit nën kontroll”. Edhe Guus Hiddink është lidhur me një kalim te Liverpuli.
#