E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e lehtë e Milanit

Kuqezinjtë kanë shënuar fitore të lartë prej 4-0 kundër Sienas, e cila pjesën më të madhe të ndeshjes e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë.

Në minutën e 10-të të takimit, portieri Gianluca Curci bëri një ndërhyrje në Marco Borriellon që i kushtoi me përjashtim nga loja dhe akordim të penalltisë.

Braziliani Ronaldinho ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë duke i dhënë epërsinë ekipit vendas (12').

Ishte Marco Borriello lojtari që dyfishoi rezultatin pas një krosimi të Andrea Pirlos (28'), dhe me rezultat prej 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë skuadra dominuese e Milanit realizoi edhe dy gola të tjerë që mbanin firmën e superyllit brazilian, Ronaldinho (72' dhe 89'), i cili shënoi het-trik në këtë përballje.

Me këtë fitore, Milani ngushton diferencën me Interin, dhe tani gjendet gjashtë pikë prapa liderit, por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›