E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A, kalendari: Roma-Inter në javën e pestë

Kampionët e Interit do ta nisin misionin për mbrojtjen e titullit nga “Dall’ara” e Bolonjës, ndërkohë që Milani pret Leçen e ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit italian. Juventusi shkon në Bari, kurse Fiorentina luan në shtëpi me Napolin, në atë që cilësohet ndeshja më e fortë e javës së parë. Nisje e lehtë edhe për Romën, që do të presë në “Olimpiko” çezenën.

Sfidat “e nxehta” fillojnë në javën e pestë me përballjen Roma-Inter, e programuar më 26 shtator në kryeqytet. Ndeshja e kthimit do të luhet në “San Siro” më 6 shkurt 2011. Menjëherë pas verdhekuqve kampionët kanë një tjetër përballje të vështirë, atë kundër Juventusit në javën e gjashtë më 3 tetor. Në javën e nëntë (31 tetor) i takon Milanit të luajë përballë Juves.

Përsa u përket përballjeve derbi, ato nisin më 7 nëntor mes Lacios dhe Romës në javën e dhjetë, ndërkohë që java e 12-të (14 nëntor) rezervon spektakël në “San Siro”: Inter-Milan. E rëndësishme është java e 17-të më 19 dhjetor, ku Milani pret Romën kurse Fiorentina Interin. Në “Marasi” luhet derbi Sampdoria-Xhenova.

Kalendarin e plotë të serisë A për sezonin 2010-2011 mund ta shikoni duke klikuar te fotogaleria.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›