Arrestohet për vjedhje, tregon se kultivonte drogë
Bëhet fjalë për një 24-vjeçar nga Tropoja, i cili është arrestuar gjatë natës së shkuar në komunën Lekbibaj. Demir Naçaj ishte i kërkuar pasi akuzohej për veprën penale të vjedhjes.
Pa u pyetur nga poliocia, ai ka deklaruar se ka mbjellë drogë në tokën e banesës së tij. "Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë së bashku me personin e ndaluar ku ka rezultuar se ai kishte mbjellë 125 rrënjë bimë narkotike", thanë burime nga drejtoria e Qarkut të Kukësit. Pas kësaj, policia ka asgjësuar bimët narkotike.