E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, sonte Kaljari-Livorno dhe Bari-Inter

Të dyja këto takime në fazën e parë përfunduan në barazim, ku spikati barazimi i Barit të sapongjitur në Serinë A përballë Interit kampion në “San Siro” me rezultatin 1-1.

Ndeshja e pasdites është një mundësi e shkëlqyer për Kaljarin të ngjitet akoma më shumë në renditjen e kampionatit italian. Ky ekip ndodhet në vendin e nëntë me 27 pikë, ndërsa Livorno në të 14-in me 21 pikë.

Sytë padiskutim janë të përqendruar te takimi i mbrëmjes, ku Interi do të luajë në transfertën e Barit, një ekip interesant që ka treguar formë të gjatë fazës së parë.

Interi udhëheq kampionatin me 45 pikë, i shkëputur nga Milani me 8 pikë. Ndërkohë që Bari ndodhet në kuotën e 27 pikëve, duke u renditur në vendin e 10-të.

Sot;
18:00 Kaljari - Livorno
20:45 Bari - Inter

Neser;
15:00 Milan - Siena
15:00 Roma - Xhenoa
15:00 Atalanta - Lacio
15:00 Kievo - Juventus
15:00 Fiorentina - Bolonja
15:00 Parma - Udineze
15:00 Sampdoria - Katania
20:45 Napoli - Palermo                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›