E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol Tirana ekstradon dy shtetas të dënuar për vrasje

Tonin Rroku, 31 vjeç, lindur në Shkodër, është ekstraduar nga Roma. Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për kryerjen e veprave penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Në korrik të vitit 2007, Rroku ka qëlluar me armë zjarri pas një grindjeje të vjetër shtetasin Çesk Ndoci, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Ndërkohë, të enjten është bërë i mundur edhe ekstradimi nga Londra i shtetasit Afrim Sinani, 36 vjeç, lindur në Kukës.

Ai është dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës për kryerjen e veprave penale të vrasjes në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Në janar të vitit 1996, i lartpërmenduri ka vrarë me armë zjarri në bashkëpunim me Sokol Sinanin shtetasin Mehmet Sinani.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›