E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i organeveVukçeviç: MirëpresimDel Ponten në hetim

BEOGRAD- Kryeprokurori serb për krime lufte Vladimir Vukçeviç deklaroi se mirëpret përfshirjen e Karla Del Pontes në hetimet rreth akuzave për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë.

"E mbështes nismën e Karla Del Pontes të ndihmojë hetimet për trafikim organesh, që do duhet të ndërmerren nga një institucion i pavarur", tha Vladimir Vukçeviç për mediat serbe.

Reagimi i tij erdhi pas deklaratës së Del Pontes për mediat zvicerane se po përpiqet "të përfshihet në hetimet në Kosovë".

“Theksoj se mbrojtja e deshmitarit eshte nje problem kryesor ne Kosove jam i frikesuar se mjedisi ku po punon Eulex mund te perbeje gjithashtu nje problem u shpreh prokurori Serb Vukçeviç duke shtuar se mbeshtet idene qe Eulex duhet te kryeje hetimet per keto krime me ndihmen e Serbise dhe te Shqiperise, porn en mbikeqyrjen e nje subjeketi nderkombetar.

Ish kryeprokuroja e Hages Karla Del Ponte ka ofruar ndihme ne hetimet rreth akuzave per trafikim organesh gjate luftes ne Kosove. Ne librin e saj Gjuetia une dhe kriminelet e luftes, ajo shpjegon se hetuesit kishin kontrolluar ne vitin 2003 shtepine e verdhe ne Shqiperi ku sipas disa burimeve, te burgosurit e UCk-se vriteshin dhe me pas u hiqeshin organet.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›