Ançeloti: Do më pëlqente të drejtoja Kombëtaren
“Unë trajner i skuadrës përfaqësuese? Do të më pëlqente, por në të ardhmen, jo tani. Jam italian dhe do të doja të drejtoja ekipin kombëtar. Megjithatë, nuk është e sigurtë nëse një ditë do të jetë e mundur”, deklaroi ish-trajneri i Milanit për “BBC”- në.
Më tej ai shtoi se është gjithashtu i interesuar të ulet në krye të stolit të një skuadre nga Afrika. “Do të doja të trajnoja një Kombëtare afrikane. Për shembull, Bregu i Fildishtë është një skuadër fantastike”, pohoi Karlo Ançeloti.