Fol: Qeveria gënjeu se do të ketë njohje

Lëvizja “Fol”, në raportin e radhës “Matësi i së vërtetës”, ka përzgjedhur pesë deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetërorë, të cilat janë vlerësuar si të pavërteta.
Tri nga deklaratat janë të kryeministrit Hashim Thaçi, një e presidentit Fatmir Sejdiu dhe një e ministrit të Jashtëm Skënder Hyseni.
Në vlerësimin e bërë të deklaratës së presidentit Sejdiu, dhënë në Kuvendin e Kosovës me rastin e përvjetorit të pavarësisë, i cili kishte deklaruar se problemi i vetëm në raportet me jashtë mbetet Serbia, kjo deklaratë sipas “Fol” është e pavërtetë.
“Problemi ynë i vetëm në raportet me jashtë mbetet Serbia, e cila vazhdon politikën e saj agresive kundër Kosovës”, Fatmir Sejdiu, president i Kosovës, fjalimi në Kuvendin e Kosovës, 17 shkurt 2010. E pavërtetë, edhe pse janë vendosur marrëdhënie diplomatike me Maqedoninë dhe Malin e Zi, marrëdhëniet nuk janë në nivelin e duhur, as me Maqedoninë as me Malin e Zi. Një vit e disa muaj pas njohjes nuk janë shkëmbyer ambasadorët dhe Mali i Zi pohon se i ka dy çështje të pazgjidhura me Kosovën”, ka thënë Petrit Zogaj, aktivist i Lëvizjes “Fol”, në konferencën me gazetarë.
E pavërtetë është vlerësuar edhe deklarata e kryeministrit Thaçi, i cili ka thënë se Qeveria nuk është duke kontrolluar asnjë medium.
Kurse ministri Hyseni ka thënë se në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, do të ketë një numër të madh të shteteve që do ta njohin Kosovën. “Fol” thekson se nuk ka pasur asnjë njohje simbolike atë ditë, prandaj deklarata del e pavërtetë.