E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitje e plagosje në Durrës, dy ngjarjet në harkun e pak orëve


Dy ngjarje të rënda janë shënuar në qytetin e Durrësit në harkun e pak orëve.

Një 21 vjeçar është plagosur me armë zjarri, gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa një tjetër grabitje është shënuar në orët e para të mëngjesit.

20 vjeçari Besart Islami është plagosur mbrëmjen e së premtes në lagjen numër 11, të qytetit ptranë pallatit të Kulturës.
Për policinë e Durrësit mbeten ende të panjohur autorët e plagosjes.

Ndërkaq, mësohet se 20 vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit ku është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa grabitja është shënuar në lagjen Numër 4 të Durrësit,

Objekti i grabitur është një agjenci udhëtimi.

Sipas informacioneve grabitja është realizuar nga dy persona, njëri prej të cilëve tashmë është ndaluar nga policia e Durrësit.

Sipas policisë, grabitësi i ndaluar së bashku me një tjetër person, për arrestimin e së cilit po punohet, duke përfituar nga errësira jane futur ne agjensinë "AF" dhe kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash.

Sipas policisë, nga agjencia janë marrë të paktën 500 mije lekë të reja.

Ndërkaq policia ka mundur te indentifikojë dhe të ndalojë njërin prej autoreve brenda 3 orësh, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›