Dëbora., probleme në zonat në veri

Reshjet e dëborës që kanë nisur në disa rrethe të vendit, kanë shkaktuar problemet, bllokimet dhe viktimat e para.
Dy persona, at e bir, janë dy viktimat e para të reshjeve të dëborës për këtë dimër. Ndërsa një vajzë 21 vjeçare ka mbetur e plagosur.
Sadri e Qemal Dema, përkatësisht 50 dhe 19 vjeç kanë humbur jetën, pasi mjeti zetor, me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në humnerë.
Ndërkaq, 21 vjeçarja Lulie Dema, ka marrë plagë si pasojë e aksidentit.
21 vjeçarja aktualisht është në jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Kukësit.
Të tre personat, pjesëtarë të një familjeje udhëtonin me zetor në aksin Kukës- Shishtavec.
Mësohet se tre anëtarët e familjes Dema po shkonin në një dasmë.
Probleme në qarkun e Kukësit hasen edhe në Komunat Arres, Kolis, Gryke Cajit dhe Shishtavec.
Ndërkaq, mësohet se në rrugën kukës Qafë Mali hasen vështirësi në vendin e quajtur kthesat e Kalimashit.
Ndërkaq, problemet e para veç Kukësit janë shënuar edhe në rrethin e Tropojës.
Në Tropojë probleme hasen në Komunën e Valbonës.
Problemet e para po shënohen edhe në Pukë, Dibër dhe Korçë.
Në akset Pukë-Fushë Arrëz e Qafë Mali-Kukës dhe Qafë Mali-Fierzë e Fushë Arrëz-Mirditë, ka vështirësi në lëvizje. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Dëbora ka mbuluar edhe Bulqizën dhe Peshkopinë.
Reshje dëbore janë shënuar në komunat e Lurës, Kalaja e Dodës, në Tërnovë, Ostren, Selishtë, Martanesh.
Aktualisht nuk ka informacione për komuna të bllokuara, apo probleme të tjera.
Ndërkaq, reshjet kanë nisur edhe në rajonin juglindor.
Bora ka prekur Qafën e Thanës, Qafë Plloçën, Qafë Qarrin e Dardhën.
Edhe në Korçë, situata është nën kontroll.