Rrogat e çmendura, Mesi merr 33 mln euro në vit
TIRANE-Një “M” e dyfishtë kryeson listën e më të paguarve në futboll: Mesi si lojtar dhe Murinjo si trajner. Futbollisti argjentinas i Barcelonës përfiton një shumë prej 33 milionë eurosh në vit, ndërsa tekniku portugez i Realit 14.8 milionë euro. Është ky klasifikimi i bërë nga revista franceze “France Football”, e cila iu referohet përfitimeve të lojtarëve duke nisur nga paga, premiot dhe kontratat publicitare. Në këtë renditje bie në sy varfëria e italianëve, ku futbollisti më i paguar është portieri i Juventusit Xhanluixhi Bufon me 11.7 milionë euro në vit. Në Serinë A, më i pasuri mbetet Zllatan Ibrahimoviç me 14 milionë në vit. Veç tij dhe Bufon, nga kampionati italian nuk ka asnjë futbollist tjetër që të jetë të 20-shen e parë, ç’ka tregon për një “varfërim” të këtij turneu. Ndërkohë, asnjë emër nga kampionati francez, ndërsa nuk mungojnë ata që luajnë në Kinë apo Rusi.
Podi
Megjithatë, podi i klasifikimit botëror të më të paguarve sheh në krye futbollistin më të mirë aktualisht. Leo Mesi përfiton 10.5 milionë euro rrogë (875 mijë në muaj), 1.5 milionë premio dhe 21 milionë nga kontratat publicitare. Bëhet fjalë për gati një mijë euro arkëtim në muaj. Numra që mund t’i çojnë kokën vërdallë edhe sheikëve arabë. Por, vendi i dytë dhe i tretë nuk është se ka shifra më pak të rëndësishme. Pas Leo Mesit renditet Devid Bekham me 31.5 milionë euro në vit, i ndjekur nga Kristiano Ronaldo me 29.2 milionë. Kjo treshe, e vetme, përfiton një shumë prej 93.7 milionë euro në vit. Ata kanë kaluar edhe Aleks Rodrigez të Nju Jork Jankis, që përfiton 24 milionë euro në vit dhe që vetëm pak muaj më parë, iu akordua kurora e më të pasurit në botë. Nëse llogariten përfitimet e 20 futbollistëve më të pasur, shuma është një rekord prej 349,3 milionë eurosh. Veç kësaj, të ardhurat nga bota e futbollit priren të rriten në mënyrë deri diku të çmendur, përmes operacioneve që lidhen me kontratat publicitare. Futbollistët janë çdo ditë e më shumë të preferuar për reklama, që u sigurojnë atyre përfitime të përmasave deri diku të frikshme.
Miliardierët
Në këtë rritje të përfitimeve nga futbolli, kanë ndikuar në një masë të madhe edhe futja në treg e atyre miliardierëve apo klubeve që kanë për qëllim promovimin e imazhit të tyre jashtë kufijve shtetërorë. Kjo shpjegon përshembull rrogën prej 13 milionë eurosh të Anelka me Shangain apo të Dario Konkës, argjentinasit që përfiton 12.5 milionë euro duke veshur fanelën e kinezëve të Guangzhou. Edhe pse në një kampionat të dorës së tretë, të ardhurat e tij kalojnë ato të Bufon. Gjithsesi, diferenca në pagesa vazhdon të bëhet nga paratë e naftës. Futja në treg e njerëzve si Abramoviç apo e sheikëve të Mançester Sitit ka ndikuar dukshëm në rritjen e përfitimeve për lojtarë të ndryshëm. Mançester Siti është klubi që ka renditjen më të mirë në 20-shen e parë, me Agueron që zë vendin e gjashtë, Jaja Ture në të shtatin dhe David Silvën në të 16-tin. Pa harruar këtu edhe Roberto Mançinin, që është një nga trajnerët më të pasur. Nuk mbetet pas as Roman Abramoviç, me Torres që renditet i 8-ti, Lampard i 15-ti dhe Drogba i 17-ti. Nuk bën shaka as Bajerni i Mynihut, me Filip Lahm në vendin e 10-të, Shvajnstajger në të 12-tin dhe Riberi në të 20-tin.
Trajnerët
Zhoze Murinjo mbetet edhe këtë vit trajneri më i paguar në botë, me 14.8 milionë euro. Portugezi i Realit të Madridit ndiqet nga Karlo Ançeloti me 13.5 milionë dhe nga Pep Guardiola me 9.5 milionë. Në këtë listë nuk mungojnë emra si Kapelo (i 6-ti) apo Mançini (i 10-ti). Në këtë renditje bie në sy futja në 10-shen e parë e trajnerëve si Gus Hidink apo Dik Advokat, që punojnë në Rusi, respektivisht në krye të Anzhi dhe kombëtares ruse.
RENDITJA E LOJTAREVE
(Në euro)
1. L.Mesi 33 mln
2. D.Bekham 31.5 mln
3. K.Ronaldo 29.2 mln
4. S.Eto 23.3 mln
5. U.Runi 20.6 mln
6. S.Aguero 18.8 mln
7. J.Ture 17.6 mln
8. F.Torres 16.7 mln
9. Kaka 15.5 mln
10. F.Lahm 14.3 mln
11. Z.Ibrahimoviç 14 mln
12. B.Shvajnstajger 13.9 mln
13. Nejmar 13.8 mln
14. Anelka 13 mln
15.Lampard 12.9 mln
16. D.Silva 12.8 mln
17. D.Drogba 12.6 mln
18. D.Conca 12.5 mln
19. Xh.Bufon 11.7 mln
20. F.Riberi 11.6 mln
RENDITJA E TRAJNEREVE
(Në euro)
1. Murinjo (Real) 14.8 mln
2. Ançeloti (PSG) 13.5 mln
3. Gurdiola (Barça) 9.5 mln
4. Venger (Arsenal) 9 mln
5. Hidink (Anzhi) 8.6 mln
6. Kapelo 8.5 mln
7. Ferguson (Man.UTD) 8 mln
8. Advokat (Rusia) 7 mln
9. Kamaço (Kina) 6.1 mln
10. Mançini (Man.Siti)5.9 mln
14
Milionë
Kaq merr futbollisti më i paguar i Serisë A, Zllatan Ibrahimoviç në harkun e një viti. Suedezi është i shkëputur ndjeshëm nga Mesi, ndërsa ndodhet në vendin e 11-të në botë.
(d.b/BalkanWeb)