E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Britani, Rusia e shqetësuar për protestuesit

Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se me kujdes po e monitoron përgjigjjen e policisë ndaj protestuesve lidhur me reformat e kujdesit shëndetësor në Britani.

Ombudspersoni i Ministrisë për të drejta të njeriut, demokraci dhe sundim të ligjit, Konstantin Dollgov, nëpërmjet një kumtese tha se “shpresojmë se policia britanike do ta ketë parasysh karakterin paqësor të demonstratave dhe nuk do të përdorë forcë të panevojshme dhe joproporcionale”.

Aktivistja për të drejat e njeriut në Rusi, Ludmilla Aleksejeva, më herët tha se kritika ndaj vendeve me sistem të zhvilluar demokratik dhe juridik paraqet “humbje të paturpshme të parave publike”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›