Shkarkimi i punonjësve, Monti takim me sindikatat për punën

Kryeministri i Italisë, Mario Monti, nisi bisedimet e tij me sindikatat mbi ligjin e punës, i cili sipas qeverisë duhet të reformohet për t`i dhënë një impuls ekonomisë.
Sindikatat mbrojnë me forcë disa nene të kodit të punës, që i pengojnë firmat e mëdha që të shkarkojnë lehtësisht punonjësit e tyre.
Monti propozon që procedurat për shkarkimin të bëhen më të thjeshta, në mënyrë që ekonomia të bëhet më fleksibël, në të njëjtën kohë që shteti do të subvencionojë ata pronarë që krijojnë vende të reja pune.
Sipas qeverisë teknike që udhëheq Italinë, reforma do të jetë në gjendje të rrisë konkurrencën
në tregun e punës.
Qeveria e Montit ka deklaruar se është e gatshme të përfshihet në bisedime me punëtorët deri në fundjavë për të gjetur një zgjidhje, por nëse asnjë marrëveshje nuk do të arrihet me sindikatat, atëherë do t`i sfidojë ato duke dërguar projektligjin në parlament.