E Diel, 1 Nëntor 2026

Serish lekundje termeti ne Shqiperine e Mesme

Shqiperia e Mesme eshte perfshire nga nje seri lekundjesh sizmiologjike te premten ne mbremje, lekundje qe kane vazhduar edhe gjate te shtunen paradite.

Rreth ores 11.09 minuta te paradites eshte shenuar lekundja e peste me e fundit brenda 12 oreve me madhesi 3.4 sipas shkalles Rihter.

Lekundja me e forte eshte regjistruar rreth ores 21. 30 minuta me madhesi 4.4 dhe intensitet 5-6 balle, e cila e ka pasur epiqendren 8 km ne perendim te Librazhdit dhe verilindje te Elbasanit cka ka bere qe te krijoje panik tek banoret te cilet kane braktisur shtepite e lokalet ne ate moment.

Lekundjet e termetit jane ndiere te forta me intensitet 4 balle ne katet e larta te apartamenteve ne Tirane, Durres dhe qytete te tjera perreth epiqendres. Sipas te dhenave te emergjencave Civile lekundjet nuk kane shkaktuar deme pervec panikut ne njerez.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›