E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit kritika policise se Vlores

Avokati i Popullit leshon kritika te ashpra ndaj policise se Vlores per shoqerime jashte kritereve te shtetasve, mbajtjen ne menyre te paligjshme ne komisariat te kater personave dhe per ushtrim dhune ndaj nje te pandehuri.

Ne nje raport te detajuar dhe te firmosur nga Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, shkeljet i jane numeruar njera pas tjetres  ministrit te Brendshem, Bujar Nishani dhe drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci.

Ne te thuhet se gjate kontrolleve eshte konstatuar ushtrim dhune ndaj shtetasit G.S te cilit i jane verejtur fraktura te shumta ne  fytyre dhe trup.

Por pervec mungese se kushteve ne kete komisariat kritikat me te renda i adresohen shoqerimeve te paligjshme dhe mbajtjes jashte ligjeve te shtetasve.

Rasti i pare eshte ai i mbajtjes jashte afateve te shtetasit E.T,i cili pavaresisht se kishte mbaruar denimin prej 3 muajsh per dezertim ai vazhdonte te mbahej ne qeli.

Rasti i dyte serisht ka lidhje me ushtarin F.Q, i cili pavaresisht se kishte denim te formes se prere nuk ishte derguar ne qeli, por mbahej ne komisarit.

Por shkelja me e rende e konsatuar nga avokati eshte ajo e mbajtjes ne qeli te E.S 15 vjec nxenes ne shkolles e mesme tregetare.

Sipas avokatit per shoqerimin e te miturit jo vetem qe nuk ishin njoftuar familjaret, por ai ishte vendosur ne izolim dhe per kete nuk ishte mbajtur asnje procesverbal.

Ne perfudnim te raportit, Ermir Dobjani, pohon se shpreh shqetesimin e tij per kete situate alarmante qe egziston per trajtimin e qytetareve nga policia e Vlores qe sipas dobjanit duhet nderhyre me masa konkrete ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›