E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Tiranë, 20 të shoqëruar, asnjë arrestim

Policia e Tiranës ende nuk ka zbuluar autorin e vrasjes së djeshme në Kombinat të Tiranës. Ndërkohë që deri tani uniformat blu kanë shoqëruar rreth 20 persona të dyshuar për ngjarjen. 

TIRANË – Policia e Tiranës ka shoqëruar rreth 20 persona për vrasjen e orëve të mbrëmjes dje në Kombinat, por deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar. Ilir Neziri u qëllua për vdekje me pistolete nga persona ende të paidentifikuar në vendin e quajtur Rruga e Qelqtë në Kombinat. Viktima kishte dalë i vetëm në rrugën pranë shtëpisë së tij dhe është qëlluar në ambientet e një lokali të vogël.

Dëshmitarë okularë pohuan se dy persona i janë afruar papritur duke e qëlluar për vdekje. Ende nuk janë të qarta motivet e ekzekutimit, ndërsa pista kryesore dyshohet të jetë ajo e hakmarrjes pasi 47 vjeçari ka qenë një ndër bashkëpunëtorët e Altin Hoxhes, i cili 3 vite më parë ekzekutoi po në Kombinat Petrit Drizën, autorin e plagosjeve të dy vëllezërve Altin dhe Klodian Hoxha në vitin 2003.

Për keto lidhje viktima Ilir Neziri u arrestua në vitin 2005 nga policia pasi dyshohej se kishte bashkëpunuar me Altin Hoxhën për të ekzekutuar Petrit Drizën. Ndërkaq policia nuk përjashton dhe pista të tjera lidhur me ekzekutimin e mbrëmshëm, pasi viktima ishte kontigjent kriminal.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›