E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Kongresi shqyrton marredheniet me Pakistanin

Nje ish-keshilltar amerikan i sigurise kombetare thote se e ardhmja e marredhenieve amerikano-pakistaneze duket se po percaktohet tani pas vrasjes se Osama bin Laden duke shtuar se Pakistani duhet te ndryshoje sjelljen nese do te shpetoje lidhjet e tendosura me Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Majkell Bouman njofton nga kongresi amerikan ku gjenerali ne pension Xhejms Xhons deshmoi gjate nje seance degjimore.

Per jave te tera ligjvenesit amerikane po diskutojne nese miliarda dollare ne ndihma amerikane per Pakistanin jane par te shpenzuara me vend. Senatori republikan Xhejms Rish nga Ajdaho vuri ne dukje ndjenjat e perhapura anti-amerikane ne Pakistan qe duket se jane intensifikuar qe kur Forcat Speciale Amerikane sulmuan kompleksin e bin Ladenit ne afersi te Islamabadit.

do ankete qe vjen nga atje tregon se ata nuk na duan. Paten tragjedine e tmerrshme me permbytjet vitin e kaluar. Ne u shkuam ne ndihme ishim te paret aty. Derguam ushtrine shpetuam jete njerezish. Pastaj shpenzuam qindra miliona dollare per rindertimin e urave qe u demtuan. Qytetaret e Ajdahos pyesin pse po shpenzojme parate e femijeve e niperve tane per ta ndihmuar nje vend qe vertet nuk na do- tha ligjvenesi.

Zoti Rish shprehu mospelqimin e tij ndaj komenteve te kryeministrit pakistanez Jusuf Raza Gilani i cili koheve te fundit pershkroi Kinen si mik te vertete te Pakistanit.

Deshmitar para Komitetit te Senatit per Marredhenie me Jashte ishte edhe ish-keshilltari i Presidentit Barak Obama per siguri kombetare Xhejms Xhons. Gjenerali i marinsave tani i dale ne pension foli hapur lidhur me veprimet qe i kerkohen Pakistanit ne te ardhmen.

Duhet te kete ndryshim ne menyren e sjelljes.

Gjenerali shtoi se ajo qe ndodh ne javet ne vijim do te kete pasoja te rendesishme strategjike per marredheniet amerikano-pakistaneze ne te ardhmen dhe se pergjegjesia i takon me shume Pakistanit kur eshte fjala per te ndrequr punet.

Kryetari i komitetit senatori demokrat Xhon Keri nga Masacusets tha se Shtetet e Bashkuara kane 100 mije arsye per te ruajtur nje marredhenie te frytshme me Pakistanin angazhimi i trupave amerikane ne Afganistanin fqinj.

Zoti Keri kryesoi seancen degjimore pas kthimit nga nje udhetim ne Pakistan. Senatori i percolli kerkesat per bashkepunim me te madh te Pakistanit me Shtetet e Bashkuara por shtoi edhe kete

Ne duhet te kujtojme se Pakistani ka sakrifikuar se tepermi ne luften kunder ekstremizmit te dhunshem. Mbi 35 mije qytetare te ketij vendi kane humbur jeten si pasoje e veprimeve ekstremiste te dhunshme. Pakistanezet vete po vuajne nga kryengritja ne vendin e tyre. Mbi 5 mije ushtare u jane vrare ne perpjekjet kunder kryengritesve prane kufirit me Afganistanin.

Anetari me i larte republikan ne komision senatori Ricard Luger i Indianes tha se reputacioni i Pakistanit si vend qe lufton kunder terrorizmit pengohet nga toleranca ndaj militanteve ne Afganistan dhe grupeve aleate te talebaneve. Zoti Luger tha se keto rrethana kunderthenese kane pasoja per ndihmen amerikane ne te ardhmen.

Pakistanezet duhet ta dine se Shtetet e Bashkuara nuk japin para pa fund pa pergjegjesi. Ne te ardhmen Pakistani duhet te beje shume me teper se cka bere per te crrenjosur terroristet nga territori i vet - tha zoti Luger.

Ish-keshilltari i sigurise kombetare Xhons tha se Pakistani do te vazhdoje te jete aleat i permbajtur i Shteteve te Bashkuara per aq kohe sa ai beson se angazhimi dhe ndihma e fuqishme amerikane ne rajon nuk do te vazhdojne pas largimit te trupave amerikane nga Afganistani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›