E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadoret te Rama Arvizu Mbeshtesim deklaraten e Gordon

Mbrëmjen e së premtes ambasadori amerikan Arvizu, ai i BE-së, Sequi dhe i OSBE-së, Wollfarth iu drejtuan sërish selisë rozë, ku dhe qëndruan për më tepër se një orë me kreun e PS-së, Edi Rama.

Ambasadori amerikan, Arvizu pas daljes nga takimi me Ramën nuk zbardhi asnjë detaj në lidhje me këtë takim, por tha për mediat se ndan të njëjtin qëndrim me Shtetin Amerikan.

Të premten, SHBA nëpërmjet Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Philip Gordon u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë të respektojnë procesin zgjedhor, por edhe të presin qetësisht rezultatet.

SHBA ka kërkuar të mos iniciohet dhunë dhe KQZ të vazhdojë punën me trasparencë, duke theksuar se çdo incident do të ndikoje në vendimet e Komisionit Europian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›