E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen emrat e kandidatëve “spiunë”

Komisioni për Lustrimin sot në Shkup publikoi emrat e tre kandidatëve për këshilltarë komunal që kanë rezultuar si ish-spiunë.
Sipas Komisionit, dosjet e tre kandidatëve verifikojnë se ata kanë qenë bashkëpunëtor të ish – shërbimit sekret.

Për ta është vërtetuar se kanë ndjekur dy struktura politike, Partinë Demokratike Shqiptare dhe aktivitetet e saj si dhe Partinë e Serbëve në Maqedoni.

Komisioni në regjistrin publik në faqen zyrtare ka zbardhur emrin e Jakup.Sh, kandidat për këshillin e komunës së Gostivarit, për të cilin thuhet se ka ndjekur aktivitetet e PDSH-së dhe të shoqatës “Balli Kombëtar”, transmeton Ina.
Vlastimir Jovanoviq, kandidat për këshillin e Negotinës ka dalur si spiunë me pseudonimin “Dizel”, i cili kishte marrë detyra për ndjekjen e aktiviteteve të partive serbe në Maqedoni.

Ndërsa personi i tretë është Slave Rajovski, me pseudonimin “Teolog”, kandidat për këshillin e Çuçer Sandevës së Shkupit, i cili ishte obliguar për të ndjekur ekstremistë serb në këtë komunë.
Sipas Komisionit të Lustrimit, për tre personat e lartëpërmendur ka dëshmi të shumta se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimit sekret dhe se për këto aktivitete kishin përfituar edhe mëditje financiare./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›