E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, asnjë gjurmë nga 15-vjecari i zhdukur në korrik

VLORË- Ende asnjë informacion mbi 15-vjecarin Marteo Bejaj, nga fshati Fitore në Vlorë, i cili është zhdukur që prej 15 korrikut.

Familjarët e 15-vjecarit ndodhen në një gjëndje të rënduar psikologjike, ndërsa nuk kanë gjetur ende asnjë gjurmë të djalit të tyre.

Vetë babai i 15-vjecarit deklaron për NEWS24, se janë duke zhvilluar ende kërkime në të gjithë zonën përreth, ndërsa thekson se janë të sigurtë se Marteo është rrëmbyer nga persona të paidentifikuar.

Ndërkaq prindërit e 15-vjecarit apelojnë për ndihmë në zbulimin e detajeve nga ana e policisë lidhur me vendndodhjen e Marteo Bejajt, i zhdukur në mes të muajit korrik pranë banesës së tij.

Familja Bejaj është një familje e varfër dhe që nuk ka pasur konflikte, detaje që bënë që policia të hidhte menjëherë poshtë pistat e pengmarrjes dhe hasmërisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›