Klaudia largohet nga BBA 4

Nga Express më 12 shkurt 2011 në ora 22:35
Banorja e radhës që është larguar nga shtëpia e BBA 4 është Klaudia.
Edhe pse ajo ka qenë njëra prej banorëve që nuk ka prirë në sondazhe, ajo nuk ka mundur që ta mund Jonelën e cila ka qenë duke prirë në sondazhet e internetit për të dalë nga shtëpia.
Ajo është përqafuar me banorët dhe është larguar duke qarë nga shtëpia.
Këtë javë në nominim kanë qenë pesë kandidatë: Ermela, Algeni, Neda, Jonela dhe Klaudia.