E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja, sot masa e sigurisë për Aldo Hoxhën

Aldo Hoxha

Aldo Hoxha, 20 vjeçari i dyshuar kryesorë për vrasjen e Fatbardha Tafaj, e cila u ekzekutua me thikë pranë Fushës së Aviacionit gjatë tentativës së grabitjes së varëses së floririt që ajo mbante në qafë do të dalë sot para gjykatës.

Gjyqtari, Neritan Cena do të shqiptojë masën e sigurisë për 20- vjeçarin, i cili është ndaluar nga policia menjëherë pas vrasjes.

Prokuroria  ka kërkuar masën burg pa afat për të riun.  Ngjarja e rëndë, e cila ndodhi tri ditë më parë në Tiranë, e angazhoi Policinë e kryeqytetit në një operacion masiv për shoqërimin e personave me precedentë penalë në fushën e grabitjeve me dhunë.

Fatbardha Tafa u qëllua për vdekje, ndërsa dy persona të maskuar tentuan ta grabisin. Bashkë  me motrën, Lumturije Gjana, e cila mbeti e plagosur, viktima po lëvizte në këmbë në rrugën dytësore te Fusha e Aviacionit në Tiranë. Dy  ditë më parë policia njoftoi edhe arrestimin e të dyshuarit kryesorë për vrasjen, 20- vjeçarin, Aldo Hoxha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›