Fyerje e rëndë ndaj ministrit gjerman të financave
Berlin - "Gestapo në Gjermani përbën një elitë. Dikush si ministri i Financave Steinbruck më kujton pikërisht këtë, me paraqitjen e tij. Ai është i pamëshirshëm dhe arrogant''. Me këto fjalë i është drejtuar Deputeti zviceran, Thomas Muller ministrit gjerman të Financave, Peer Steinbruck të cilin e ka krahasuar me një nazist, pas sulmeve të Berlinit kundër sekretit bankar zviceran.
Të mërkurën, Thomas Muller e krahasoi Steinbruck me këtë gjeneratë të gjermanëve që para 60 viteve dilnin në rrugë të veshur xhaketa lëkure, këpucë të mëdha dhe me një shenjë që ka të bëjë me regjimin nazist, citon AFP.
Marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Gjermanisë janë përkeqësuar që pas sulmeve të Berlinit kundër sekretit bankar zviceran.