E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, lëshohen fletarreste për shtatë gjeneralë

Mediat turke raportojnë se një gjykatë ka lëshuar fletarreste për shtatë gjeneralë dhe admiralë ushtarkë, në pritje të procesit gjyqësor lidhur me dyshime për komplot për të përmbysur qeverinë.

Këta ushtarakë ishin në mesin e 22 personave të akuzuar, muajin e kaluar, për përpjekje për përmbysjen e qeverisë, që udhëhiqet nga Partia për Zhvillim dhe Drejtësi, që kishte dalë nga një lëvizje islamike e ndaluar.

Qindra oficerë ushtarakë tashmë janë në burg ose ndërsa për disa të tjerë po zhvillohen procese gjyqësore për dyshime për grusht-shtet.

Muajin e kaluar, katër komandantë të lartë të ushtrisë së Turqisë, dhanë dorëheqje në shenjë proteste kundër burgosjes ose gjykimit të oficerëve ushtarakë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›