E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reeker kritika të ashpra ndaj VV: Kush do dhunën, të mendohet 2 herë

PRISHTINE- Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker ka adresuar kritika ta ashpra në adresë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për pengimin e proceseve, pengim të punës së institucioneve dhe punës së diplomatëve (duke adresuar incidentin me ambasadoren Tracy Ann Jackobson). 

“Palaçot që duan të luajnë dhe të jenë të dhunshëm duhet të mendohen dy herë për veprimet e tyre për të ardhmen e vendit të tyre”, ka thënë Reeker, duke i porositur tutje që sjellje të tilla nuk i takojnë shekullit XXI", paralajmeroi Reeker duke shtuar 'se se kush u kundërvihet këtyre proceseve, siç është edhe Marrëveshja, i kundërvihet edhe politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Këto komente, Reeker i bëri gjatë një konference per mediat i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi. Reeker ka paralajmeruar Vetëvendosjen që të kenë parasysh se ai, ambasadorja Jackobson apo cilido diplomat tjetër amerikan nuk përfaqësojnë vetveten, por shtetin amerikan dhe presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Kritikat e diplomatit amerikan pasuan protestat e fundit të Vetëvendosjes për pengimin e ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë – Serbi, gjatë ë cilave u pengua edhe ambasadorja amerikane të hynte në ndërtesën e parlamentit, ndërkaq në një rast ajo edhe pësoi një lëndim të lehtë.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›