E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish viktima në radhët e ushtrisë amerikane në Afganistan

Dy ushtarë amerikanë dhe katër ushtarë afganë janë vrarë, në dy shpërthime të ndara që ndodhën sot në pjesët lindore të Afganistanit, një rajon ky i cili është kapluar nga dhuna, njoftuan zyrtarët.

Në një incident tjetër, janë plagosur nëntë pjesëtarë të policisë kombëtare të Afganistanit.
NATO njoftoi se dy ushtarët amerikanë kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi, por aleanca nuk ofroi detaje tjera më të hollësishme. 12 ushtarë amerikanë janë vrarë deri me tani gjatë këtij muaji në Afganistan.

Në qytetin Kost, pjesëtarët e ushtrisë së Afganistanit kanë zbuluar dy lëndë shpërthyese, njoftoi Amir Hassan, zëdhënës i shefit të policisë në provincën Kost, në afërsi të brezit kufitar me Pakistanin.

Në jug të Afganistanit, tre policë dhe tre civilë janë plagosur, pasi që një sulmues vetëvrasës hodhi vetën në ajër në afërsi të një stacioni të policisë në qarkun Daman, në provincën e Kandaharit, njoftoi Ministria e Brendshme e Afganistanit.

Ndërsa në provincën Ghazni, gjashtë policë janë plagosur, kur një bombë e aktivizuar nga larg shpërtheu në afërsi të zyrës së një organizate ndërkombëtare për ndihma, deklaroi Abdul Ghani, zëvendësshef i policë në provincën Ghazni, në lindje të Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›