Luftanijet ruse mbërrinë në Nikaragua
Luftanijet ruse kanë mbërritur në Nikaragua, në një vizitë për të cilën armata e Nikaraguas tha se do të dorëzojnë ndihma.Vizita ka ngjallur shumë kundërshtime. Presidenti Daniel Ortega pohon se ai e ka autorizuar vizitën, por ligjvënësit opozitarë thonë se kushtetuta kërkon miratimin paraprak të kongresit për vizitat e forcave të huaja ushtarake.