Rusët rimarrin fshatin Perev në kufi me Osetinë e Jugut
Tbilisi - Qindra ushtarë rusë kanë hyrë në një fshat të diskutueshëm gjeorgjian pranë rajonit të Osetisë së Jugut dhe kanë larguar policinë gjeorgjiane. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Shota Utiashvili, ka deklaruar për Reuters se rreth 500 - 600 ushtarë rusë ndodhen në fshatin e Perevit pranë kufirit de fakto me Osetinë e Jugut. "Policia gjeorgjiane është larguar sipas një ultimatumi rus. Rusët larguan policinë gjeorgjiane nga Perevi sot në mëngjez ", njoftoi policia. ", tha ai. Misioni i monitorimit të Bashkimit Europian që po vëzhgon një armëpushim të brishtë që nga lufta pesëditëshe mes Gjeorgjisë dhe Rusisë në muajin gusht konfirmoi se forcat ruse ndodheshin në fshat, por nuk bëri të ditur numrin e tyre.