Serjani: Projekti i qeverisë për Parkun pa miratimin e KRT
TIRANË- Menjëherë pas deklaratave të Ministrit të Transporteve dhe Punëve Publike Sokol Olldashit, se projekti i Bashkisë synonte kalimin e Unazës mes për mes Kopshtit Botanik, ndërkohë që i projekti i qeverisë prek vetëm 10 metra të tij, ka reaguar Bashkia e Tiranës.
Nëpërmjet zëdhënësit Florjan Serjani Bashkia ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe ministrin Olldashin si shkaktarët kryesor të devijimit të kundraligjshmëm të punimeve të Unazës.
‘Olldashi ka vetëm një punë të shpif. Saliu ka vetëm një punë të grabisë. Projekti i devijuar i unazës lidhet me grabitjet e trojeve për interesat e Saliut dhe jo me lejet e Bashkisë së Tiranës. Projekti i Bashkisë së Tiranës i realizuar nga ekspertë ndërkombëtarë me financim të Berzh-it dhe i miratuar në KRT nuk e cënon Kopshtin Botanik. Projekti i pa miratuar në KRT i Saliut i bërë me ekspertin e grabitjes së rrugëve mbi kokë Sokol Olldashi e shqyen Kopshtin Botanik.’:- ka deklaruar Serjani.
Sipas Serjanit banorët e kryeqytetit nëpërmjet këtyre projekteve e kanë të qartë se kush është qeveria dhe kush është Bashkia.
‘Këto dy projekte janë në fakt dy pasqyra për të parë se kush është qeveria dhe kush është Bashkia. Tirana ka 10 vjet që di ta bëjë shkëlqyeshëm dallimin.’:- përfundoi Serjani
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Serjani: Projekti i qeverisë për Parkun pa miratimin e KRT