E Diel, 1 Nëntor 2026

Krimi ekonomik arrestohen 3 persona për kontrabandë

TIRANË- Drejtoria kundër krimit financiar në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë arrestuar sot një doganier dhe dy tregëtarë pasi kontrabandonin konfeksione nga Kina.

Ndërkohë mësohet se doganieri i arrestuar është Fitim Mezini. Mbi doganierin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi ka lejuar kontrabantë të mallrave. Sipas policisë, Mezini ka lejuar kontrabandën e konfeksioneve të cilat vinin nga Kina. Unifrmat blu bëjnë me dije në pranga kanë rënë dy biznesmenët Huzri Hoxha dhe Gëzim Malushi. 

Arrestimi u krye gjatë procedurave të importimit, pas dyshimeve se personat e arrestuar kanë imrpotur kontrabandë 40% të mallarave të importuar nga Kina.

Policia bën me dije se kanë sekuestrur një kontiener me veshje dhe 2 automjete. Ndërkohë drejtoria e kundër krimit financiar vijon punën për gjetjen e personava të tjerë të përfshir. Cështja i ka kaluar prokurorisë së shtetit për zbardhjen e cështjes.

(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera VIDEO: Krimi ekonomik arrestohen 3 persona për kontrabandë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›