E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, vret në 1999 9 vjecarin, arrestohet 72- vjecari

DURRËS- Burimet e policisë së qytetetit të Durrësit bëjnë me dije se mesditen e sotme është arrestuar një 72-vjecar, i cili akuzohet për një vrasje të kryer në vitin 1999.

Personi i arrestuar mësohet të jetë Nebi Ajazi. Sipas uniformave blu Ajazi akuzohet për vrasjen e një 9-vjecari me iniciale F.B. Vrasja bëhet e ditur se ka ndodhur në fshatin Vlashaj të Dibrës në vitin 1999.

Sipas policisë vrasja ka ndodhur për motivin banal të thyerjes së xhamit të makinës së Ajazit, për këtë ai ka shtënë me armë zjarri mbi familjen Buci duke lënë të vdekur djalin e tyre 9 vjecar. Bëhet e ditur se Ajazi ka plagosur edhe të ëmën e 9-vjecarit.

Policia bën me dije se Nebi Ajazi për veprën e kryer ishte dënuar nga gjykata e Dibrës me 18 vjet heqje lirie dhe se Ajazi ishte shpallur person në kërkim që prej asaj vrasjeje. 72-vjecari strehohej tek djali i tij në Durrë.
Në momentin ee arrestimit Ajazi po shëtiste në zonën e plazhit.

(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›