Kukës: Ndalohet i arratisuri nga një burg i Zvicrës
KUKËS- Një shtetas u ndalua natën e djeshme në doganën e Morinit, pasi gjatë verifikimit të dokumentave të tij në sistemin TIMS, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar.
Burime zyrtare të policisë lokale, bënë të ditur se shtetasi Teki Helshani, banor i Therandës 37-vjec, ndërsa po hynte nga Kosova në Shqipëri në orët e vona të natës së kaluar, rezultoi të ishte person i kërkuar nga Interpoli.
Sipas po të njëjtave burime Helshani kërkohej nga policia zviceriane pasi ishte arratisur nga një burg i Zvicrës, ku vuante dënimin e dhënë nga një gjykatë vendase për vandalizëm e sjellje të cilësuara të rënda.
Vendosja e sistemit TIMS në pikat e kalimit kufitar me Kosovën, ka mundësuar që, gjatë lëvizjes në të dy anët e kufirit të identifikohen jo rrallë persona në kërkim ndërkombëtar. Vetëm gjatë këtyre ditëve të marsit janë identifikuar e ndaluar 5 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.
(e.m/ata/BalkanWeb)