Tiranë, në pranga 1 doganier dhe 2 biznesmenë

Një doganier dhe 2 biznesmenë janë arrestuar ditën e sotme nga policia e kryeqytetit për kontrabandë mallrash. Burime nga policia bëjnë me dije se nga sektori kundër krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së Tiranës është bërë i mundur arrestimi i Fitim Mezini 39 vjeç, me detyrë Doganier i Kontrollit Fizik në Degën e Doganës Tiranë dhe Huzri Hoxha 49 vjeç, me detyrë administrator i një shoqërie private dhe Gëzim Alushi 41 vjeç, tregtar i një subjekti privat,
Arrestimi i këtyre personave u krye pasi gjatë preçedurave të importimit të një konternieri me konfeksione nga shteti i Kinës, dyshohet se kanë kaluar kontrabandë nëpërmjet degës së Doganës Tiranë, rreth 40 % të sasisë së mallrave të importuara.
Nga hetimet e kryera deri më tani, ka rezultuar se këto dy subjekte zërat e mallrave të importuara nuk përputheshin me mallrat e zhdoganuara, si në sasi të mallrave ashtu edhe në vlerë të tyre.
Në lidhje më këtë çështje u sekuestruan në cilësine e provës materiale një konternier me konfeksione veshjesh dhe automjetet me targë TR 5771 S dhe TR 7865 I
Aktualisht, nga strukturat Kundër Krimit Ekonomik Financiar, vazhdojnë hetimet mbi të tjerë persona të implikuar në këtë veprimtari të kundraligjshme, ndërkohë që materialet e përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale "Kontrabandës me mallra të tjera", dhe "Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore".