Serjani:Kriza e ujit, shëmbëlltyrë e keqeverisjes
Bashkia e Tiranës ka fajësuar qeverinë për mungesën e ujit të pijshëm në zonën e Saukut në kryeqytet. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i bashkisë së Tiranës Florjan Serjani ka theksuar se kriza e ujit është shëmbëlltyrë tipike e keqeverisjes dhe korrupsionit.
"U bënë 7 vjet qysh prej vitit 2003 që Bashkia e Tiranës ka gati planin për të siguruar 24 orë ujë për çdo familje, por Qeveria nuk e lëshon ujësjellësin ku punëson fanatikët e paaftë të Partisë në pushtet.
Sot, Sauku dhe jo vetëm Sauku është viktimë e politikës së vjetër që sundon me kurriz nga qytetarët. është koha që kjo qeveri të largohet dhe kjo politikë e vjetër interesash, që bie ndesh me interesat e publikut, të marrë fund" përfundoi zëdhënësi i bashkisë së Tiranës Serjani.