Xhaçka: Ministria e Brendshme të marrë masat për aksidentet

Partia Socialiste është shprehur e shqetësuar për aksidentet e ndodhura gjatë muajve të verës në rrugët e vendit. Deputetja e PS-së Olta Xhaçka në një konferencë për shtyp duke e cilësuar bilancin nga aksidentet si mjaft tragjik ka kërkuar nga Ministria e brendshme që të marrë masat për shmangien e aksidenteve.
"Bilanci i aksidenteve mbetet tragjik dhe Partia Socialiste shpreh shqetësimin për mosmarrjen e masave nga Minstria e Brendshme dhe për mossigurimin e jetës së qytetarëve" theksoi Xhaçka.
Sipas saj mosriparimi i rrugëve, mosrealizimi i një plani veprimi në sezonin veror tregon një tjerër dështim të qeverisë Berisha që po i kushton shumë shqiptarëve. Ajo shtoi gjithashtu se ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka përgjegjësi që jo vetëm të reagojë me retorikë por të verifikojë gjendjen në terren.