Mata në shitje

Nga Express më 21 korrik 2011 në ora 14:38
Trajneri i Valencias, Unai Emery, ka pranuar se mesfushori Juan Mata mund të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Arsenali spekulohet se është i interesuar për Matan, i cili vlerësohet në 23 milionë funte.
Valencia ka njoftuar se 23 vjeçari do të lejohet të largohet nëse marrin ofertë të mirë.
“Ekziston mundësia që Mata të largohet nga klubi. Ne nuk mund të ndalim një futbollist i cili dëshiron të kalojë në një klub më të madh. Andaj, nëse marrim një ofertë të mirë financiare, do ta lejojmë të largohet”, tha Emery.