E Diel, 1 Nëntor 2026

Pergjysmimi i taksave, u arketuan 8 miliarde USD me shume

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje, ne mbledhjen e radhes se qeverise, se edhe vitin e ardhshem qeveria do te fokusohet ne zgjerimin gjithnje e me shume te hapesires se lirise per bizneset dhe ekonomine, sepse ne qender te punes se qeverise eshte realizimi i reformes ekonomike. Ne mbledhjen e qeverise, kryeministri eshte ndalur ne dy ceshtje te rendesishme, te cilat lidhen me thjeshtimin e procedurave burokratike, sic jane dhenia e licencave dhe e autorizimeve. Kryeministri u kerkoi ministrave te shqyrtojne qendrimet e agjencive qe varen prej tyre, mbi lejet e licencat, zvarritjen dhe burokracine e tyre, si dhe te paraqesin listen e autorizimeve qe leshojne drejtorite e tyre, drejtorite rajonale dhe agjencite qe varen prej tyre, per t'i shqyrtuar dhe pare mundesine e thjeshtimit te tyre. "Kemi hequr 2/3-at e tyre dhe kemi grupuar 1/3 ne Qendren Kombetare te Licencave dhe Lejeve. Me gjithe kete perpjekje, per shkak te lejeve te ndertimit, te cilat perbejne ndofta lejen e pare per nga rendesia dhe mjerisht, te vleresuara keto vetem per Tiranen, ne u renditem vitin qe shkoi, ne vendin e 183 ne bote. Bashkia e Tiranes ka marre persiper qe ta sjelle kete leje ne afatin kohor 45-ditor, qe eshte nje nga afatet minimale qe ekziston", eshte shprehur Berisha, i cili ka theksuar se duhet t'ju jepen fund burokracive, sepse shtoi ai ka ankesa sporadike, qe agjencite nuk i pergjigjen Qendres Kombetare te Lejeve dhe Licencave ne afatin e duhur kohor. Kryeministri ju ka kujtuar ministrave se qeveria duhet te punoje per te bere gjithcka per te lehtesuar barren mbi biznesin, sepse kriza e borxheve eshte dhe do te jete krize afatgjate dhe kjo do te behet per te lehtesuar deficitin buxhetor dhe mbajtur borxhin nen 60% dhe kjo behet duke mbajtur disipline te hekurt te shpenzimeve. Kryeministri ka deklaruar me tej se per te mbajtur nen kontroll situaten ekonomike duhet te shmange evazionin fiskal, sepse sa me te larta taksat, aq me i larte evazioni. "Une nuk pretendoj dhe nuk them se duhet marre shembull nga Shqiperia. Shqiperia ndjek modelin e saj me sukses te plote, por e verteta eshte se me pergjysmimin e taksave, ky vend ka inkasuar se paku, 8 miliarde dollare me shume", tha Berisha. "Duke theksuar kete,- tha Berisha,- ne na del detyre te zgjerojme gjithnje e me shume hapesiren e lirise per bizneset, per ekonomine. Ne duhet te kemi qellimin me kryesor partneritetin publik-privat, i cili nuk eshte i njejte me koncesionin, eshte shume i ngjashem, por jo identik, por eshte nje mekanizem kryesor per te shumefishuar investimet, per te mobilizuar kapitalin privat, ne vepra te perbashketa me qeverine", tha kryeministri, i cili nenvizoi faktin se detyre kryesore per vitin e ardhshem eshte aplikimi i partneritetit publik-privat ne te gjitha fushat, sikunder ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit. Sipas kryeministrit, duhet nje perqendrim shume i madh ne reformen ekonomike, ne menyre qe dallget e krizes te mos e perfshijne kete vend.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›